Transmetuar më 23-10-2019, 18:22

Flamurtari e mbyll fazën e parë me humbje, duke u mposhtur brenda në shtëpi nga Vllaznia, 3-1.

Humbje që vë në pozita të vështira ekipin vlonjat, në rrezik rënie.

Shkodranët tregojnë edhe njëherë se po kalojnë një moment të mirë dhe këtë e bëjnë kundër Flamurtarit, që numëron vetëm 2 pikë nga 27 të mundshme.

Kruja zhbllokoi shifrat pas 32 minutash lojë. Edhe pse  Sukaj vendosi baraspeshën në 1-1, dalja me kartonin e kuq të Deliaj në fund të pjesës së parë ndihmoi miqtë që ta kishin më të lehtë fitoren në 45 minutat e dyta.

Shtubina në minutën e 72-të kaloi në avantazh Vllazninë dhe braziliani Da Silva vulosi rezultatin final në 3-1.

Ky tre pikësh i ngjit shkodranët përkohësisht në vendin e dytë në klasifikim me 15 pikë, një më pak se Bylis kryesues.

Bylisi mbetet surpriza e fazës së parë. Nesër mund të jetë radha e Partizanit që të rimarrë vendin e parë, duke qenë se luan në shtëpi me Skënderbeun.

Kur ka mbetur për t’u luajtur edhe sfida e fundit e javës së 9-të, ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut, faza e parë për 9-të skuadra është mbyllur edhe me surpriza. Ndërkohë që bie në sy rikthimi i Laçit, që me fitoren e sotme ndaj Teutës, duket se rihen në lojë.

Pikët kanë qenë shumë afër, ndërsa mundësia për të rikuperuar kaq qenë e madhe, ndërsa larg pritshmërive, duket Tirana e Kukësi në këtë pjesë të parë të sezonit që kanë bërë edhe gabime në disa fusha surprizë!

Java e 9-të/ Kategoria Superiore

Sot

Flamurtari-Vllaznia          1-3

Laçi-Teuta                           3-0

Kukësi-Luftëtari                4-1

Bylis-Tirana                         3-1

Nesër

Partizani-Skënderbeu (15:00)

/NOA.al/