Transmetuar më 23-10-2019, 20:38

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, në një rrëfim për veten dhe për angazhimin e tij politik ka dhënë opinionin e tij mbi disa nga figurat politike në vend.

Kur në ekran u shfaq Majlinda Bregu, ish-ministrja e Integrimin në tetë vitet e qeverisjes nga PD-ja, Balliu surprizoi me përgjigjen e tij:

“Të jem i sinqertë këtë nuk e njoh mirë, nuk kam patur asnjëherë kontakt dhe s’di çfarë të them, por është një mbështetëse shumë e fortë e qeverisë sot”.

Nga ana tjetër ish deputeti i Partisë Demokratike në emisionin "Vizioni i Pasdites" nuk ka preferuar të flasë për Rudina Hajdarin, ndërsa për Elisa Spiropalin ai u shpreh :

“Kjo është në qejf të vet pastaj, për sa kohë ka Skënderbeun është në punë të vet s’është se kam ndonjë koment për të".

"E kam takuar kur kam qenë në parlament por as nuk e njoh dhe as s’kam çfarë them sepse më duket njeri bosh", tha Klevis Balliu./NOA.al