Kur mblidheshin në lokal për të planifikuar grabitje, dukeshin të padyshueshëm.
Por nëntë grabitësit e arrestuar nga policia italiane, kishin kapitujt me precedentë penalë sa një enciklopedi.
Bëhet fjalë për grabitës ekspertë rreth moshës 60- 75-vjeçare. Përveç grabitjeve, të moshuarit akuzohen edhe si të përfshirë në trafik kokaine.
Më i moshuari i tyre ishte Silvano Cerroni, 75 vjeç, ndërsa drejtuesi i grupit është Lorenzo Saracchini, 65 vjeç dhe pjesëtar Lucio Russo 61 vjeç, Daniele Russo, 44 vjeç.
Po ashtu në pranga ranë edhe dy 66-vjeçarët Giovanni Costa dhe Carlo Boschetto.
Në rrjetin hetuesve përfunduan edhe Angelo Pappalardo, Giuseppe Santanastasi dhe Silvano Eusepi, 60 vjeç. Ata akuzohen për grabitje në dy argjendari në Pesaro. /a.y/noa.al