Transmetuar më 02-11-2019, 19:18

Tirana e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke gjetur golin pas 18 minutave lojë, ndaj Teutës, falë një finalizimi perfekt të Ngo, por kur u duke se të besuarit e trajnerin Julian Ahmataj do të dilnin me tre pikë, “djemtë e detit” barazuan shifrat në 1-1 në kohë shtesë, me anë të Hoxhës.

Tirana mbeti pas minutës së 76-të me 10 lojtarë, pasi Hoxhallari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa për vendasit Torasa mori karton të kuq në kohë shtesë, kur ishte barazuar rezultati.  Në ndeshjen tjetër të javës së 11-të, Laçi nën drejtimin e trajneri Armando Cungu mori një fitore të thellë ndaj Skënderbeut, me shifrat 4-1.

Nesër Kukësi pret Flamurtarin (14:00) dhe Partizani përballet me Luftëtarin (17:00). Të hënën në Shkodër, ndeshja Vllaznia-Bylis mbyll javën e 11-të të Superiores.

Tirana mori kryesimin, pas barazimit të sotëm, me 18 pikë, aq sa ka edhe Partizani. Bylis dhe Teuta kanë nga 17 pikë, Laçi 16 dhe Kukësi vjen pas tyre, me 15 pikë, në garë për titullin kampion. Mbyllin klasifikimin thuajse pa shpresa, Luftëtari me 6 pikë dhe Flamurtari me 3 pikë.

Teuta-Tirana 1-1

Shënues: 90’ Hoxha / 18’ Ngo

Teuta: Frashëri, Beqja (80’ L. Vila), Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbja, Vecaj (46’ Gashi), E. Vila, Khalid (62’ Nikaç). Trajner: Bledi Shkëmbi

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Kobina (74’ Karabeci), Halili (65’ Dunga), Torasa, Ngo (80’ Muça). Trajner: Julian Ahmataj

Kartonë të Kuq: Hoxhallari, Torasa

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Nertil Bregasi, Astrit Mahmuti, Rudin Preca

 

Skënderbeu – Laçi 1-4

Shënues: 6’Gripshi / 25’ Lushkja, 48’, 64’ Xhixha, 83’ Nuabueze

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja (20’Turtulli, 46’Krasniqi), Taipi, Gripshi, Ndecky, Bregu, Otto John. Trajner: Ilir Daja.

Laçi: Stajila, Fagaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Ilir Tartari, Devis Koreshi, Kreshnik Cjapi