Pas katër ditë kërkimesh gjendet i pajetë në pus trupi i shqiptarit
Transmetuar më 04-11-2019, 16:21

Trupi i pajetë i Musli Krasniqit, shqiptarit nga Kosova i cili u deklarua i zhdukur disa ditë më parë, është gjetur në një pus në afërsi të fshatit Begaj.

Ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot rreth orës 10.50 ka gjetur trupin e pajetë të Musli Krasniqit nga Begaj i Komunës së Vushtrrisë.

Operacioni i Kërkim-Shpëtimit është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara.

Ekipi i KSH-së të FSK-së, trupin e pajetë të Musli Krasniqit ia dorëzoi Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme. /NOA.al

Loading...
Loading...