Transmetuar më 05-11-2019, 10:58

Tre zjarrfikës kanë gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një ndërtese Quargneto, në provincën e Aleksandrisë në Itali.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 02.00 të mëngjesit të kësaj të marte, në një ndërtesë të pa banuar si pasojë e rrjedhjes së gazit, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Për pasojë mbeti i plagosur edhe një polic, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithçka pasi si pasojë e zjarrit ndodhi edhe shembja e ndërtesës. Ndërkohë që zjarrfilësit po punonin ndodhi edhe një shpërtihim i dytë.

Kjo bëri që tre zjarrfikës të gjejnë vdekjen, ku njëri prej tyre u gjet nën rrënoja. /a.y/noa.al/