Pamje të frikshme, tornado godet një fabrikë në Greqi
Transmetuar më 05-11-2019, 19:06

Prej ditësh Greqia është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm dhe me reshje të dendura shiu.

Nuk kanë munguar edhe tornadot, ku një e tillë ka goditur një fabrikë në Kalamatë.

Tornado u regjistrua rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ndërsa dëshmitarët okularë e përshkruan ngjarjen si të tmerrshme.

Ndonëse goditja ishte e fuqishme, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...