Banorët e Klosit të frikësuar: Jemi të rrezikuar nga kafshët e egra, mund të sulmojnë fëmijët
Transmetuar më 05-11-2019, 20:08

Banorët e fshatrave të Klosit i frikësohen sulmeve nga kafshët e egra. Arinjtë dhe ujqërit janë shndërruar në rrezik serioz për nxënësit e fshatrave të Klosit të cilët në mungesë të rikonstruksionit të gjimnazit “Shaban Çollaku” detyrohen të zhvillojnë mësimin turni i dytë.

Nën rrezikun e sulmit të kafshë të egra, fëmijët janë të detyruar të përshkojnë për rreth 1 orë rrugë mes maleve dhe errësirës pasi për shkak të mungesës së rrugës transportimi me furgon deri në shkolle është i pamundur.

Rruga drejt shtëpisë në errësirë të plotë është kthyer në makth për nxënësit e gjimnazit. Ata thonë se gjurmët e kafshëve të egra që kanë sulmuar janë kudo në fshat të cilat në shumë raste edhe i kanë parë.

Sulmet e kafshëve të egra ndaj banorëve kanë qenë të shumta në zonat e thella malore. Rasti më i fundit u shënua pak ditë më parë në malin e Gjallicës ku një bari u sulmua nga një ari teksa kulloste bagëtitë. /BW

Loading...
Loading...