Transmetuar më 05-11-2019, 22:34

Një lajm i mirë vjen për Kombëtaren e Shqipërisë.

Futbollisti i talentuar Florian Kamberi ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, duke refuzuar Zvicrën dhe Kosovën.

Siç raporton “Sporti në RTV nga Dukagjini”, Kamberi ka pranuar të luajë për Shqipërinë.

Vetë futbollisti kishte deklaruar se ishte Zvicra, Kosova dhe Shqipëria që e kërkonte para pak javësh.

Ndërkohë që nëpërmjet një burimi nga familja e Kamberit, e njëjta media në Kosovë shprehet se sulmuesit të Hibernianit në Skoci, i është thënë se mund të vijë edhe për ndeshjet e nëntorit kundër Andorrës dhe Francës.

Kamberi ka aftësi të mira jo vetëm finalizuese, por edhe në driblime, për të zgjidhur ndeshjen i vetëm./a.k/noa.al/