Facebook sjell aplikacionin që do iu shërbejë të gjithëve
Transmetuar më 06-11-2019, 13:20

Rrjeti social  Facebook, do të sjellë për të gjithë përdoruesit e tij një aplikacion që ka lidhje me shëndetin.

“Preventive Healthcare” është quajtur aplikacioni i ri që është krijuar me qëllimin për të parandaluar tumoret, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet sezonale duke i informuar dhe i udhëzuar njerëzit se çfarë masash duhet të marrin.

Nëpërmjet këtij aplikacioni, përdoruesit do të ndjekin hap pas hapi ekzaminimet që parandalojnë këto sëmundje.

Zuckerberg po bashkëpunon me organizata mjekësore për ta sjellë edhe më gjerë aplikacionin i cili për momentin po përdoret vetëm në Shtetet e Bashkuara./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...