Transmetuar më 06-11-2019, 14:50
Foto ilustruese

Dalin detaje të reja lidhur me ekzekutimin e ndodhur mesditën e sotme në Dukagjin të Shkodrës.

Viktima Gjergj Krygja, u vra me armë zjarri teksa kishte shkuar në fshatin e tij të lindjes në Sumë për të mbledhur zairetë e dimrit.

Ai kishte shkuar në tokat që kishte për të mbledhur prodhimet për dimrin, por u ekzekutua në afërsi të banesës së vjetër, ku dhe qëndronte kur shkonte në fshat.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që policia vijon hetimet. /a.y/noa.al

Vrasje me armë zjarri në Dukagjin të Shkodrës