Vajza pesë vjeçe bie në pus, nxirret e pajetë pas 18 orësh
Transmetuar më 06-11-2019, 16:48

Një vajzë vetëm 5 vjeçe ra në një pus në Indi, e cila mundi të nxirret prej andej vetëm pas 18 orësh, e pajetë.

Vogëlushja ra në pus në 2 nëntor dhe u nxor prej andej një ditë më vonë.

Gjithçka ndodhi teksa e mitura po luante pranë shtëpisë së saj, në një zonë rurale të shtetit të Haryana.

Tentativat për ta shpëtuar ishin të menjëhershme dhe zgjatën plot 18 orë, me mjete të posaçme, kamera dhe oksigjen.

Gjithçka për shkak të terrenit të rrëshqitshëm të pusit. Kur më në fund e mitura u nxor, u konstatua vdekja e saj.

Puset e lëna hapur në fshatra ose pranë shtëpive ku luajnë fëmijë të vegjël, kthehen në një kurth të vërtetë për ta. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...