Transmetuar më 06-11-2019, 19:33

Një ngjarje e pazakontë, ka ndodhur në një fushë futbolli në Kroaci.

Ivan Gazdek, lojtar i skuadrës së NK Jelengrad, në mënyrë të pakuptueshme u sul brutalisht mbi disa pula të cilat kishin hyrë në fushë.

Ai gjuajti me shkelm njërën prej tyre duke e lënë të ngordhur në vend.

E sikur të mos mjaftonte me kaq, e kapi dhe e flaku përtej gardhit si të ishte një send, reaguan shoqatat në mbrojtje të shpendëve.

Shoqatat në Kroaci janë tronditur nga ajo që ka ndodhur dhe njoftuan se kanë ngritur padi ndaj futbollistit.

Vetë lojtari ka thënë se do ta zgjidhë duke shkuar t’i blejë një pulë tjetër pronarit që e kishte. /k.k/noa.al/