I tha se ka bërë operacione plastike, Leonora Jakupi nuk ia përton ndjekëses
Transmetuar më 07-11-2019, 13:49

Një koment në postimin e fundit të Leonora Jakupit nxiti dyshimet se ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrë.

Pasi publikoi në Instagram fotografinë pranë Sabri Fejzullahut ku njoftoi se do sjellin duetin e titulluar "Simpatia e shkollës",  një komentuese vuri re ndryshimet.

"Leonora a ke pas operacione plastike, se po shoh ndryshim në fytyrën tënde, po dukesh edhe më bukur", shkruajti ndjekësja e saj.

Këngëtarja nuk hezitoi që ti kthente përgjigje duke i treguar se çdo ndryshim është falë duarve të grimierit.

"Të siguroj me jetë që në fytyrën time as nuk kam pas e as nuk kam ndërhyrje aq më pak plastike, rezulat i ndryshimit janë duart e grimierit, i cili vërtet bën mrekulli me artin e tij prej grimieri profesionist", sqaroi Leonora.

Ndërkohë, dueti me Sabri Fejzullahun do të publikohet të premten.

Loading...
Loading...