Transmetuar më 07-11-2019, 16:05

Kryeministri Edi Rama po i kushton një rëndësi të veçantë përgatitjeve për inaugurimin e stadiumit “Arena Kombëtare”.

Pasi kanë përfunduar punimet brenda impiantit modern, me kapacitet mbi 22 mijë vende, po punohet edhe në ambientet e jashtme, ku po shtrohen pllaka, për t’i dhënë më shumë hijeshi stadiumit të ri.

Më 17 Nëntor, kuqezinjtë presin Francën, kampione Bote, në stadiumin e ri, në një ditë të madhe feste për të gjithë./NOA.al