FOTO? Rikthimi i Eneda Tarifës në festival i kushton shtrenjtë Flori Mumajesit. Ja çfarë detyrohet të bëjë ai?
Transmetuar më 07-11-2019, 19:41

Eneda Tarifa ka paralajmëruar rikthimin në festival.

Ajo pritet të konkurrojë në festivalin e “Këngës Magjike” dhe madje ka nisur përgatitjet, duke rikthyer edhe Flori Mumajesin, i cili i mungoi publikut për një kohë të gjatë.

Përmes një videoje dhe fotove që ka bërë publike, teksa është duke punuar mbi një bashkëpunim me Flori Mumajesin, dhe këngëtari duket aq i përulur saqë ka nisur të pastrojë studion.

Kujtojmë se Flori Mumajesi është fitues i edicionit të kaluar, “Kënga Magjike”. Lidhur me idenë e Enedës, e cila pyet fansat, “kështu që po ju pyes juve njëherë, si thoni a ta konfirmoj pjesëmarrjen time këtë të Dielë në Kënga Magjike? A ju ka marre malli të dëgjoni një këngë nga ato të bukurat e mia ? Pres komentet tuaja…”, Flori Mumajesi ka shpërthyer në të qeshura. Duket qartë se Eneda ka vendosur për një gjë të tillë, madje ka kohë që ka nisur nga puna./NOA.al

Loading...
Loading...