Plagosja e punonjësve të IKMT te “Astiri”, arrestohet një person, 7 të tjerë në kërkim
Transmetuar më 08-11-2019, 09:43

Nëntë persona janë vënë nën hetim lidhur me sulmin me me gurë dhe sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të policisë, ditën e enjte.

Kjo pasi në rrugën “Teodor Keko”, Tiranë, rreth orës 10:45 të ditës së djeshme, një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë e sende të forta punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe punonjësit e policisë, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës.

Si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta mbetën të plagosur katër punonjës të IKMT-së dhe një punonjës i policisë. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të policisë, është dëmtuar edhe një automjet i policisë.

Në lidhje me ngjarjen, efektivët e komisariatit Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore, bazuar edhe në pamjet filmike, bënë arrestimin në flagrancë të Sh.S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtatë të dyshuarve J.M., S.H., F.D., V.D., L.K., Sh.N. dhe G.S., të cilët pas sulmit mbi punonjësit e IKMT-së dhe të policisë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi E.D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasve Sh.S., J.M., S.H., F.D., V.D., L.K. dhe Sh.N., si dhe në ngarkim të shtetasit G.S., për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. /a.y/noa.al/

Me hunj në duar, protestuesit e Astirit godasin punonjësin e IKMT-së

Loading...
Loading...