Shqiptari arrestohet në aeroport në Itali, pjesë e bandës që shfrytëzonte prostituta
Transmetuar më 08-11-2019, 11:44
Foto ilustruese

Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në aeroportin e Torino Caselle, pak pasi kishte zbritur nga një avion i nisur nga Tirana.

I riu shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte shpallur në kërkim nga policia e Astit, si pjesë e një bande që menaxhonte dhjetë vajza si prostituta në zonën e Savona dhe Alessandria.

Hetimet ndaj shqiptarit nisën në kuadër të operacionit të koduar “New generation”, në vitin 2016, pas kërcënimeve me vdekje që kishin marrë disa nga vajzat.

Si pjesë e grupit policia italiane vuri nën hetim 11 shqiptarë, që të gjithë të akuzuar për shfrtytëzim prostitiucioni të vajzave me origjinë shqiptare.

Ndërsa pjesa më e madhe janë arrestuar, vijojnë ende të jenë në arrati edhe tre shqiptarë. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...