Kim Kardashian bën propozimin e bujshëm për Instagramin
Transmetuar më 08-11-2019, 12:36

Kim Kardashian sjell një mendim që nuk e prisnim. Kur Instagram lajmëroi se ishte gati që hiqte opsionin e “like” nga postimet, mendimet shkuan direkt tek përdoruesit aktiv të rrjeteve sociale.

E para dhe një ndër më të famshmet në botë, shprehet dakord me vendimin e zhvilluesve të Instagram.

E ftuar bashkë me të ëmën Kris Jenner në një forum të New York Times, Kim Kardashian deklaroi se, “Përveç oposionit të pëlqimeve- Like, do ishte mirë që të eleminoheshin të gjithë komentet”.

Sipas saj, do të ishte shumë e rëndësishme për shëndetin mendor të përdoruesve.

“As që mund ta mendoni efektin e “haters”-inatçinjve, në shëndetin mendor të përdoruesve dhe tek më të rinjtë. E di që Instagram e ka marrë çështjen seriozisht dhe për këtë gjë nuk mund të jem veçse e lumtur”, deklaroi Kim.

Po ashtu ajo thotë se nuk është e fiksuar pas pëlqimeve dhe komenteve të ndjekësve.

Për këtë shton se, “Unë kam një karakter të fortë, por njoh shumë persona të fiksuar pas pëlqimeve dhe komenteve. Mendoj se gjithë kjo është negative për shëndetin psiqik në radhë të parë ”.

Më tej shton se publikonte gjithçka në kohë reale dhe kushdo i dinte lëvizjet e saj dhe çfarë bënte, deri kur ndryshoi strategji. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...