Transmetuar më 08-11-2019, 20:08
Shirat kanë mbërthyer pjesën më të madhe të Europës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.
Anglia ishte vendi më i prekur sot nga përmbytjet e shumta.
Krahina të shumta në Angli janë përmbytur nga shirat e shumtë që ranë në orët e fundit.
Banorët braktisën banesat, pas përmbytjeve, ndërsa në operacion për shpëtimin e tyre u përfshinë me qindra ekipe shpëtimi.
Zjarrfikësit përdorin anije për të shpëtuar blerësit e bllokuar në disa qendra tregtare, pas përmbytjes masive.
Pamjet nga ajri tregojnë përmbytjet “biblike” të qyteteve të ndryshme në Angli. /NOA.al/