Rama: Brenda nëntorit nis furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK
Transmetuar më 09-11-2019, 11:57

Kryeministri Edi Rama bën me dije se brenda muajit do të fillojë furtuna mbi foletë e krimit.

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë, çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar plus masat kundër KÇK (Kap ça të kapësh) që po finalizohen në letër. Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK”, shkruan Rama.

Ai bën me dije se tashmë ndodhet në Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, plus edhe partnerët europianë të nismave rajonale.

Aksionin kundër KÇK (Kap ça të kapësh), ku Rama etiketon gjyqtarët dhe prokurorët që ende nuk i janë nënshtruar vetingut, u paralajmërua disa javë më parë nga kreu i qeverisë.

Pak ditë më parë Rama paralajmëroi një ligji special do të ndërmarrë masa speciale ndaj anëtarëve të sistemit të drejtësisë që nuk e kanë kaluar ende vettingut dhe që shfrytëzojnë rastin pasi e dinë që do të shkarkohen. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...