Transmetuar më 11-11-2019, 17:26

Një ngjarje e rëndë tronditi Rusinë, ku historiani i njohur Oleg Sokolov vrau dhe më pas copëtoi trupin e të dashurës së tij.

Ai u kap pasi ra aksidentalisht në lumin Moyka të Shën Peterburgut, ku më herët kamerat e sigurisë e kishin filmuar teksa hidhte pjesët e trupit të Anastasia Yeschenkos.

Oleg Sokolov qëlloi për vdekje të dashurën e tij 39 vite më të re, Anastasia Yeschenko përpara se të copëtonte trupin e saj.

Policia raportoi se më pas, 63-vjeçari i dehur hodhi pjesë të trupit të saj në lumin Moyka të Shën Peterburgut para se të binte vetë në ujë.

Kur u nxor nga lumi mbante një çantë shpine ku ju gjetën krahët e Anastasias. Sokolov, një historian në universitetin ku studioi Vladimir Putin, rrëfeu dje vrasjen që shokoi Rusinë. /k.k/noa.al/