Transmetuar më 15-11-2019, 11:17

Edi Reja as që e kishte imagjinuar një rezultat të tillë përballë Andorrës, aq më tepër kur Shqipëria arriti të kaloj në avantazh që në minutën e 6-të.

Tekniku italian ishte kujdesuar të bënte një rotacion të lehtë përpara sfidës kundër Francës, ishte përpjekur gjatë gjithë kohës të mbante të motivuar ekipin përballë modestëve të Andorrës, në fund ky barazim 2-2 lë pa fjalë dhe trajnerin e Kombëtares.

“Nuk mund të jemi të kënaqur me këtë ndeshje që kemi bërë. Nuk më pëlqeu qëndrimi i disa lojtarëve në fushë, nuk më pëlqeu loja, por as rezultati.

U treguam mendjelehtë, na vuri në vështirësi ana mendore dhe psikologjike. Nuk e kuptova pse ishim të lexueshëm dhe të parashikueshëm, në lojën tonë. E kishim parashikuar këtë gjë dhe nuk e kuptova dot këtë rezultat dhe rendiment”, tha Reja./b.l/noa.al/