Transmetuar më 15-11-2019, 11:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet me qytetarët në kuadër të turit  “Rrugëtimi për Shqipërinë”, ndërsa sot ka zgjedhur Urën Vajgurore për të biseduar për problemet e bujqësisë dhe gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen fermerët.

Gjatë fjalës së tij ai ka shpalosur alternativën për fermërët, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Rama se ka braktisur bujqësinë.

“Të diskutojmë si të dalim nga kjo krizë. Rama e ka braktisur në mënyrë të turpshme bujqësinë. Subvencionet e pakta që jep kjo qeveri nuk shkojnë për fermerët, por për 4-5 oligarkë. Për interesa mafioze oligarkie po goditet prodhimi vendas duke i hapur portat prodhimeve të importit. Import-eksporti është lënë në duart e një grushti oligarkësh”, u shpreh Basha.

Më tej ai premtoi se kur të vinë në pushtet nga “qeveria jonë të gjitha këto probleme që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë, do të trajtohen. Nuk do jeni në fund të listës, por në krye të listes së çeshtjeve për tu zgjidhur. Pyeja që me siguri do shtroni është: edhe sa do durojmë? Jo edhe shumë sepse shumë shpejt qevrinë tonë do ta keni në krah. Unë zotohem se do të jem kështu ulur përherë me ju për tu dhënë zgjidhje dhe të dilni mga borxhet. Do të ulem e tju dëgjoj”.

Nga ana e tyre  fermerët janë ankuar te Basha se Qeveria i ka lënë në baltë, ndërsa shprehen se janë  mbytur në borxhe. “Si do dalim nga kjo krizë e rëndë”, shprehen fermërët./b.l/noa.al/