Transmetuar më 15-11-2019, 13:16

Gazetari dhe analisti i njohur Andi Bejtja komenton zhvillimet e fundit në Shqipëri që lidhen me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës.

Z.Bejtja sjell në vëmendje faktin se mazhoranca e kryeministrit Edi Rama e ka cilësuar shpesh presidentin si një noter i thjeshtë ndaj në këtë pikë shqiptarët nuk kanë pse të habiten.

"Nuk e kuptoj pse habitet ky popull, që u betua tjetra te noteri: Partia qe eshte ne pushtet ka kohe qe perhap filozofine "Presidenti eshte thjesht noter"….

Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe kur Presidenti eshte Noter, Noteri te mos behet President…", thotë Bejtja duke theksuar se "e beri dhe kete kjo "Reforme ne Drejtesi: Noteri perfaqeson Unitetin e Popullit…".

Në këtë pikë Andi Bejtja paralajmëron: "Shumë shpejt do vijë koha qe edhe anetaret e Gjykates Larte psh të betohen te Abi Bank, ose te ndonje pike karburanti…".