Transmetuar më 15-11-2019, 19:42

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje publike për mediat deklaroi se kryeministri Edi Rama po kap Reformën në Drejtësi, madje e konsideroi atë si njeriun më të interesuar që të kapë atë,  si edhe më i rrezikuari që të dënohet.

Me fjalët e kryeprokurorit italian të anti-mafies Federico Cafiero De Raho, Basha tha se “mafia shqiptare ka lidhje me nivele të larta të politikës në Shqipëri”.

Kaq mjafton, theksoi Basha, “për të kuptuar se kush ka lidhje me mafien e kush e do kapjen e reformës në drejtësi”.

“SPAK dhe BKH janë jetike sot për Shqipërinë, por u vonuan që të jenë në kontroll politik. Të gjithë e dimë se kush ka interes për kapjen e reformës në drejtësi. Sot kryeprokurori italian i mafies na kujtoi se kush nuk do reformën në drejtësi. Këto fjalët e De Raho:” “Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me politikën dhe interesat e tyre janë të ngushta me politik-bërjen në Shqipëri”. Ju e dini se ka 6 vjet që denoncojmë kapjen e shtetit nga interesa mafioze”.

“Mjafton kjo deklaratë për të kuptuar sekush tmerrohet nga forca e ligjit, se kush interesohet për të kapur reformën në drejtësi. PD do një drejtësi të pavarur. PS nuk ka interes për reformën në drejtësi sepse kjo parti do të ishte subjekt i parë i reformës në drejtësi”, u shpreh kreu demokrat. .

Lulzim Basha theksoi se Rama po tenton të kapë edhe institucionin e Presidencës.

“Maxhoranca do që të kapë presidencën. Mirëpo Gjykata Kushtetuese ë2shtë një nga kushtet e Bundestagut. Edi Rama nëse mendon se mund t’ia hedh Bundestagut, e ka shumë, gabim, sepse është institucioni më i formuar për atë që ndodh në Shqipëri”.

Edi Rama është një person që për interesa të vetat pengon integrimin e vendit”, nënvizoi Basha. “Thirrja ime ndaj PS është të ndalë këtë politikë. Shqipëria ka nevojë për Gjykatë Kushtetuese”. /NOA.al