Transmetuar më 16-11-2019, 07:35

Gështenjat janë frut tipik i stinës së vjeshtës: emri shkencor i tyre është “Castanea vulgaris”. Në realitet ato që hamë zakonisht janë fruti i gështenjës, në ndryshim nga ato që quhen “gështenja kali”, që janë në fakt farat dhe që nuk shiten.

Ky frut i shenjtë përmban 200 kalori në çdo 100 gr e 370 nëse produkti është është i thatë. Gjysma e frutit është e përbërë nga uji dhe përmban vitaminat C,B1,B2,PP, pak yndyrna, shumë fibra, që shërbejnë për të riekuilibruar florën bakteriale të zorrëve.

Përfitimet e tyre janë të shumta. E rëndësishme është prezenca e kaliumit, që forcon muskujt dhe gjendrat, përmban cilësi kundra të ftohtit dhe shërben në rast temperature të lartë dhe dhimbje reumatizmale.

Përmban edhe fosfor, për të formuar qelizat nervore dhe për riparimin e indeve, sodë për të ndihmuar tretjen e ushqimeve, hekur për të përmirësuar qarkullimin e gjakut squfur për mirëqenien e kockave.

Gështenjat nuk këshillohen për ata që vuajnë nga obeziteti, diabeti, koliti dhe patologji të lidhura me veshkat./b.l/noa.al/