Transmetuar më 16-11-2019, 15:35

Një 34 vjeçare i ka dhënë fund jetës në kushte të rënduara psikologjike në Tiranë dy ditë më parë, duke u hedhur nga kati i 12 i shkallëve të emergjencës në një hotel.

Policia zbardhi ngjarjen nga kqyrja e pamjeve filmike ku dukej e reja që i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia.

Burime policore bëjnë me dije se trupi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit.

Për pasojë e lartësisë nga është hedhur e reja ka ndërruar jetë në vend duke mos pasur mundësi që të dërgohej në spital për ndihmë mjekësore.

Lidhur me rastin, materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/

Foto ilustruese