Transmetuar më 16-11-2019, 18:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në Devoll, në turin që ka nisur nëpër Shqipëri, teksa është takuar me fermerë të këtij qyteti.

Basha tha se në Devoll, fermerët, ashtu “si në të gjithë Shqipërinë, janë të braktisur, dhe nën presionin e terrorin e qeverisë”.

Ai shtoi se, “të bashkuar do sjellim ndryshimin. Ne kemi një plan për të dalë nga kriza, por për këtë duhet që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare në një ditë me ato vendore”.

Reagimi i plotë i Bashës, pas takimit në Devoll:

“Në vend që frytet e djersës se tyre të kthehen në prodhime cilësore, me kosto të përballueshme për qytetarët, në ushqime cilësore për fëmijët tanë dhe të sjellin fitime për punën kaq të lodhshme që ata bëjnë, ato përfundojnë te pashitura, në kanal. Dhe kjo e gjitha sepse bujqësia është sektori më i braktisur, më i shkelmuar nga kjo qeveri, pa mbështetje, pa asnjë përkrahje”.

“Të bashkuar do sjellim ndryshimin. Ne kemi një plan për të dalë nga kriza, por për këtë duhet që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare në një ditë me ato vendore”.

“Asgjë nuk na pengon ta bëjmë ndryshimin! As krimineli më i keq, as ryshfeti më i madh nuk ua blen dot bukën e fëmijëve për 4 vite. Nuk ua blen dot dinjitetin për 4 vite”.

“Jeni ju që caktoni me votë ata që marrin vendime për ju!”./NOA.al