Transmetuar më 16-11-2019, 20:04

I ftuar në emisionit ‘Kjo Javë’ ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u ndal të komentojë edhe procesin e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se "ishte një proces politik për të shmangur vëmendjen nga votimet e 30 qershorit, të cilat i konsideroi votime moniste".

“Nuk ka qenë kurrë një proces serioz, kushtetues, ka qenë një proces me natyrë politike që i duhej Edi Ramës për të shmangur vëmendjen nga votimet moniste. Ishte pak a shumë si historia që shpiku në verë, hajde se do prish teatrin, mblidhuni pak, ndërkohë u harrua raporti i ODIHR.

Kështu ishte edhe procedura e shkarkimit me gjasme, Edi Rama e di shumë mirë që nuk e shkarkon dot Presidentin.

Edhe me 150 vota nuk e shkarkon dot, me këtë Kushtetutë që kemi se ai mund të çojë edhe gaz lotsjellës si te Astiri. Kjo është pastaj tjetër histori. Por po themi që sipas Kushtetutës ai e di, por i duhej të bënte një lojë, të ngarkojë opinionin publik që ububu ça po ndodh. E disa do thonë mirë ia bënë qenit, e disa ‘sa gjynah’. Pra të shmangë vëmendjen kjo ka ndodhur dhe e konfirmoi edhe Venecia këtë” -tha Manjani. /a.k/noa.al/