Transmetuar më 16-11-2019, 21:14

Partia Socialiste përmbylli fazën e parë të procesit të riorganizimit të saj me zgjedhjen e delegatëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se 706 delegatë të zgjedhur, 353 ishin gra dhe vajza, 353 ishin burra dhe djem.

Sipas tij procesi ishte i rregullt me standarte të larta dhe nuk është regjistuar asnjë problematikë.

Numri dy i PS tha se votimi elektronik dhe votimi nëpërmjet postës, ishte demonstrim shumë i rëndësishëm.

Sipas tij dy risitë që shënoi ky proces, ishin testimi i teknologjisë në votimin elektronik dhe barazia gjinore.

"Partia Socialiste tregoi se nuk është jo vetëm partia më e madhe dhe më e organizuar, por edhe partia më moderne në Shqipëri. Barazia gjinore mori tjetër inkurajim në këtë proces, pasi 47% e kandidatëve për delegatë të Kongresit të  PS ishin gra dhe vajza. E dimë të gjithë se procesi i këtyre zgjedhjeve në parti, ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e gjysmës së dytë të këtij mandati dhe për betejën për rinovimin e mandatit të socialistëve si shumicë qeverisëse në Qershor, 2021,”-tha Balla.

"Sa herë PS ka zhvilluar zgjedhje ka qenë shkollë për gjithë klasën politike”, tha Balla më tej./a.k/noa.al/