Transmetuar më 17-11-2019, 09:57

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste pwr Integrim, Monika Kryemadhi, në vijim të takimeve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvilloi takime edhe me kongresmenët Joe Willson dhe Jim Costa.

Joe Wilson përfaqësues i South Carolinës ishte i interesuar dhe tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri.

Gjatë diskutimit mjaft impresionues me të, ai shprehu gatishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë,

rritjen e intensifikimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe rolin e vendin e veçantë të saj si mbështetësja më e spikatur e politikave të SHBA për rajonin tonë.

Fryma e të gjithë takimeve mbresëlënëse në Kongres dhe Senat ishte rikonfigurimi i një mbështetjehe sa më të madhe për Shqipërinë përmes një prezence sa më aktive të SHBA. /a.y/noa.al/