Transmetuar më 17-11-2019, 11:35
Një vajzë e verbër dhe me autizëm i ka lënë të gjithë pa fjalë me talentin e saj.
Ajo quhet Lavender Darcangelo dhe mori vëmendje të madhe pasi këndoi "Part of Your World" nga filmi "Little Mermaid" në një event në Kishën Fitchburg.
Në klip, 24-vjeçarja këndon një pjesë të këngës së dashur nga filmi i vitit 1989, të cilën tha se e këndoi për nder të paradës LGBT.
Lavender iu bashkua një bande dhe të gjithë të pranishmit u përlotën nga zëri i saj mahnitës.
Performanca është bërë në korrik të këtij viti dhe prej asaj kohe është shpërndarë më shumë se 1 milionë herë.