Transmetuar më 17-11-2019, 13:13

“Për hesap të krimit Edi Rama do të kapë dhe drejtësinë. Për hesap të Rrumëve me shokë që mbushin xhepat e Edi Ramës jemi ketu ku jemi me një parlament të paligjshëm, me një me qeveri të paligjshme, me kryetarë bashkishë të paligjshëm, me Gjykatë Kushtetuese të paligjshme, me prokurorë të paligjshëm, ku e gjithë struktura shtetërore vepron për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish”.

Kështu tha kryedemokrati Lulzim Basha në një takim që pati me fermerët në Divjakë.

Po asshtu ai tha se punë mazhoranca aktuale quan vjedhjen dhe "Po nuk vodhe, të quajnë në gjumë".

Sipas tij, Aldo Baret me shokë kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë dhe Lushnje duke punuar për bandën e Lushnjes sepse edhe pse janë tek ‘313’ punët i kryejnë që andej dhe këtë e thonë ambasadorët perëndimorë.

“E dëgjuat kreun e antimafias i cili tha se krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojnë ngushtë me politikanët dhe zyrtarët shqiptarë. Për kë e kishte fjalën? Për këta e kishte fjalën, partnerët e Aldo Bares me shokë. Kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot. U dridhet zëri. Sepse janë partnerët e tyre dhe me ta erdhën në pushtet. Ndajnë paratë. Le ta matin veten e tyre pa përkrahjen e krimit dhe ta shohim se sa u vlen lëkura”, deklaroi Basha.

Lideri i opozitës shtoi se nuk ka ofertë dhe nuk ka zgjidhje me këta njerëz, madje nënvizoi se nuk sjellin dot as rend e siguri, as luftë kundër korrupsionit, përkundrazi dhe se të vetmin preokupim që kanë, është që të kapin drejtësinë.

“Oligarkët sot mendojnë si të pengojnë të tjerët që të punojnë, jo vetëm të vjedhin. Unë këtë ju garantoj se secili në këtë vend do të ketë mundësinë të punojë e të ndërtojë të ardhmen këtu”, u shpreh Basha. /a.y/noa.al/