Transmetuar më 18-11-2019, 09:31

Këngëtarja Eneda Tarifa rreth dy vite më parë u divorcua nga babai i vajzës së saj, Eduart Zaloshnja.

Por ndonëse koha ka kaluar, Eneda duket se është ende në fazë reflektimi.

Gjatë intervistës së saj në emisionin ‘Thumb On’ në RTV Ora, këngëtarja tregoi publikisht nëse ka dikë në jetën e saj.

“Jo. Nuk dua njeri për momentin në jetën time”, deklaroi Eneda.

Lidhur me marrëdhënien që ka me ish-bashkëshortin, e cilësoi si tepër shoqërore.

“Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy”, deklaroi Eneda. /a.y/noa.al/