Transmetuar më 18-11-2019, 12:05

Kur martohet shoqja, festa është e garantuar! Por kur kjo shoqe të kërkon që ti të bëhesh shoqëruese në dasmë, gjithçka bëhet speciale.

Këtë gjë e di fare mirë këngëtarja Lady Gaga, e cila duket se është argëtuar në kulm, në dasmën e mikes së saj, ekspertes së make up Sarah Tanno.

Stefania Germanotta, siç është emri i vërtetë i këngëtares, ka publikuar jo pak fotografi në rrjetet sociale, ku duket se në sajë të fustanit ekstravagant i ka rrëmbyer vëmendjen nuses,

“Dy nga miqtë e mi më të mirë sapo u martuan. Është koha për festë”, shkruan Gaga. /a.y/noa.al