Transmetuar më 19-11-2019, 08:31

Këngëtarja shqiptare Tuna, është tepër aktive në rrjetet sociale dhe nuk nguron të ekspozojë format e saj seksi. Së fundmi ajo i vuri “flakën” Instagramit duke u shfaqur gjysmë e zhveshur në foto.

Këngëtarja e njohur kishte veshur vetëm një palë çizme leopard ndërsa shfaqej e shtrirë përtokë me një pellush që mundohej të fshihte pjesët intime.

Tuna aktualisht gjendet në Amerikë ku po kalon kohë me burrin e saj Patrisin dhe djalin e tyre.

Kënga e saj e fundit është “Amoni” por ajo është duke punuar për projekte të reja në Redbox Entertainmet.

Këngëtarja duket tepër në formë dhe e tregon me krenari linjat e saj në këto foto./b.l/noa.al/