Transmetuar më 19-11-2019, 13:26

Grimieri shqiptar, Mario Dedivanoviç ka deklaruar publikisht se është homoseksual. Gjithçka teksa shoqërohej nga Kim Kardashian, kur mori çmimin “American Influencer Award”.

I përlotur ai ka thënë se homoseksualët janë njëlloj si të gjithë të tjerët dhe se kanë dëshirë për tu dashur.

“Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër… Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Mario.

Motra e tij tregoi se në moshën 17-vjeçare i gjetën një çantë me tualete dhe mendonte se i shiste.

Ajo tregoi se në Shqipëri për shkak të mentalitetit ishte e vështirë që të pranohej orientimi i tij seksual, por edhe pse iu kërkua që të hiqte dorë, nuk e bëri. /a.y/noa.al/