Transmetuar më 20-11-2019, 08:16

Një mbrëmje hollywoodiane, nga ato që i pëlqejnë shumë bashkëshortes së princit Harry, Meghan Markle. Aq sa vitin e kaluar Meghan dhe Harry, rrëmbyen gjithë vëmendjen.

Por në edicionin e 2019-ës të Royal Variety Show ishte radha e princit të kurorës angleze William, bashkë me të shoqen Kate Middleton.

Dhe Kate diti si të kthehet në një divë, duke rrëmbyer gjithë vëmendjen mbi vete në sajë të një fustani elegant që i nxirrte shpinën zbuluar.

Ajo u shfaq në Palladium Theatre të Londrës me një elegancë dhe finesë të paparë, po aq sa William.

Për shkak të respektimit të protokollit ata nuk u kapën për dore, por pëshpëritën disa herë me njeri tjetrin. /a.y/noa.al/