Transmetuar më 20-11-2019, 08:31

Grimieri Mario Dedivanoviç, u bë i njohur për publikun pasi prej vitesh punon krah biznesmenes Kim Kardashian. Së fundmi ai ka fituar çmimin “American Influencer Awards 2019” në evenimentin që u mbajt dje në Dolby Theatre, Los Angeles, ku dhe bëri deklaratën e bujshme duke pranuar se ishte gay.

“Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe.

Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Faleminderit të gjithëve.!”- është shprehur Mario.

Pas kësaj deklarate të shumtë kanë qenë ata që kanë treguar mbështetjen e tyre ndaj Marios madej dhe e kanë falenderuar për mesazhin e fortë që ka përcjellë.

Ndër to ka qenë edhe modelja bukuroshe, Oriola Marashi e cila ka treguar support ndaj 37 vjeçarit nëpërmjet një posti në rrjetin social Instatory.

“Çdo njeri duhet të pranojë vetenm kjo është e vetmja kmënyrë që ti të jesh i lirë!! Faleminderit për mesazhin që ju jep shqiptarëve pavarësisht se është shumë e vështirë të ndryshosh një mentalitet të ndryshkur me vite, por ndrydhimi fillon nga vetja, nqs ti nuk e pranon veten dhe mënyrën se si të ka fal Zoti askush sdo e bëjë.

Prandaj do doja t’iu thoja të gjithëve që kurrë mos u dorëzoni dhe mos bini pre e bullizmave apo opinioneve shqiptarem vazhdoni bëni tuajën dhe puna do iu çojë aty ku e meritoni!! Duajini të gjithë dhe mos diskriminoni askënd, sepse nuk jemi askush për ta bërë. Thjesht pranimi është mesazhi më i mirë që mund të japim. Krenar për ty Mario”, shkruan Orjola./b.l/noa.al/