Transmetuar më 20-11-2019, 10:05

Vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, duket se po e merr veten, pas shpëtimit nga kampi i tmerrit “Al Hol”, në Siri. Babai i tij, Afrim Berisha, ka vendosur t’i hapë vogëlushit një profil në “Instagram”.

“Ja dhe instagrami jonë”, shkruan Afrimi, ndërsa ka publikuar disa foto të Alvinit, ku shfaqet mjaft i qeshur dhe i lumtur. Alvin Berisha prek zemrat e të gjithë shqiptarëve, italianëve, por edhe më gjerë, me historinë e tij.

Alvin, mbahej në kampin e Al Hol në Siri, pasi u mor nga e ëma e cila u martua me një tjetër, pas largimit nga babai i 11-vjeçarit.

Gruaja fillimisht shkoi në Turqi pas një udhëtimi me avion dhe nga andej në Siri, ku ndryshoi identitetin dhe mori emrin Yushra.

Në Siri ajo u martua me një xhihadist shqiptar dhe u bë edhe me një djalë. Mirëpo gruaja humbi jetën si pasojë e një shpërthimi bashkë me të shoqin dhe djalin e tyre, ndërsa Alvini mbeti i plagosur rëndë dhe u mbajt në kampin e Al Hol në Siri.

Me ndërhyrjen e gazetarëve italianë të “Le Iene”, dhe më pas edhe të autoriteteve të të dyja vendeve, ai arriti të shpëtohej prej aty dhe të bashkohej me familjen e tij në Itali./b.l/noa.al/