Transmetuar më 20-11-2019, 11:46

“Shitet fustan nusërie për mungesë përdorimi”. Është ky njoftimi i bërë në gazetën italiane të Abruzzo “Il Centro”, që ka ngjallur kuriozitetin e lexuesve.

Lajmërimi nuk bëhet nga një shtëpi mode, por nga një avokate e re nga Pescara, e cila u braktis në altar në prag të martesës.

Një makth i vërtetë i cili u kthye në realitet për të, pak para ditës së madhe.

“Kush blen fustanin do të marrë dhuratë edhe këpucët, jastëkun e unazave dhe vellon. Ju leverdis”, thuhet në njoftim.

Dasma duhej të mbaheëj më 13 shtator, por për shkaqe të paqarta u anulua.

Lexuesit e kanë cilësuar veprimin e së resë, si një dëshirë për të ndryshuar kapitull njëherë e përgjithmonë. /a.y/noa.al/