Transmetuar më 20-11-2019, 12:01

Një zyrtar është vënë nën hetim, pasi përdori vajzën 13 vjeçe, si karrem për të joshur një pedofil, me synim arrestimin e tij.

Rasti në fjalë ka bërë bujë në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Personi i hetuar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është një prokuror që jeton dhe punon në kontenë e Santa Clara. Ai akuzohet pasi ka përdorur vajzën e tij 13 vjeçe për të joshur një pedofil dhe kishte mundësuar disa takime, në mënyrë që ta filmontë pedofilin, dhe ti përdorte pamjet si provë.

Kësisoj ai e ekspozonte vajzën përballë një rreziku të madh. Pedofili i arrestuar nga hetimet e prokurorit, është një 76-vjeçar, Ali Mohammad Lajmiri.

Në një filmim i moshuari shihet duke tentuar të prekë të miturën, pasi e takoi për herë të parë në rrugë. Ndërsa në një takim të dytë ai kishte arritur që të prekte në pjesët intime të miturës.

Pikërisht për shkak të këtyre rrethanave, prokurori u vu nën hetim, pavarësisht arrestimit të Lajmirit. /a.y/noa.al/