Transmetuar më 20-11-2019, 12:32

Duket si një film aksion, por në fakt është realitet. Janë vërtetë spektakolare pamjet e një aksioni policor për të shpëtuar një vajzë 8-vjeçare, e cila u rrëmbye dhe u çua në dhomën e një hoteli nga një 51-vjeçar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në muajin maj, por videoja u publikua nga policia amerikane e Fort Worth, në Texas, vetëm këtë fillim javë. Në 18 maj, vajza e vogël ishte duke shëtitur në rrugë me të ëmën, kur 51-vjeçri Michael Webb e rrëmbeu.

Gruaja tentoi që të bënte rezistencë por nuk ia arriti, pasi Michael e mori furishëm dhe e futi në makinë, për tu arratisur më tej. Pas ndihmës së dëshpëruar të kërkuar nga gruaja, policia ra në gjurmët e të dyshuarit dhe tetë orë më vonë, u lokalizua në sajë të përshkrimit të dhënë nga një punonjës i hotelit.

Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, policia u sigurua për dhomën e tij ku organizuan edhe aksionin. “Është këtu, ëshjtë këtu! Hape derën dhe dil jashtë, je i rrethuar”, dëgjohen agjentët.

Policët shembin derën dhe e kapin 51-vjeçarin totalisht të zhveshur, ndërkohë që e mitura ishte futur në një kosh rrobash për tu fshehur. Lidhur me këtë ngjarje, gjykata e dënoi Webb me burgim të përjetshëm. /a.y/noa.al/