Transmetuar më 20-11-2019, 12:56

Adelina Tahiri vazhdon të paragjykohet për historinë e dashurisë me miliarderin maqedon, Serjoza Markov.

Edhe në postimin e fundit në Instagram, një komentuese i thotë se ka marrë hijen e plakut pasi del me moshën e babait të vet.

“Po don me tregu që është plakur para kohe dhe ka marrë hijen e plakut. Na fëlliqën k***at që dalin me moshën e babës vet”, shkruajti komentuesja.

Këngëtarja, e lodhur nga komente të tilla, ka vendosur ti kthehet njëherë e mirë duke i bërë të qartë mendimin e saj për këtë çështje. Adelina nuk hezitoi ti komentonte me të njëjtin fjalor që përdori ndjekësja.

“Ti shif nanën tande dhe motrën tande… A unë kam marrë hije plake a jo është problemi jem. Ti çfarë problemi ke që nuk shef robt e tu.  E se shef vetem me ç’ka ngjason dhe shkruan me profile fallco. Se je shumë e bukur e ke frikë mos me t’marrë m’sysh.  Po më ku*** se ty nana jote s’ka që bëni gjana të fshehta me profile fallco. Turpppp”, shkruajti Adelina.