Transmetuar më 20-11-2019, 14:28

Pushohet çështja ndaj pedagogut të Elbasanit, Denis Himçi, i akuzuar se i kërkoi favore seksuale një studenteje.

Ky vendim vjen pasi Prokuroria vlerësoi se pedagou nuk ka kryer akte ndaj studentes, çka çoi në lënien e qelisë prej tij.

Ndalimi i pedagogut u bë pas publikimit në media të një video-përgjimi ku dëgjohej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje.

Emisioni investigativ ‘Stop’ publikoi rastin e pedagogut Himçi, i cili i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.

Në videon e publikuar pedagogu Denis Himçi shfaqej me një makinë tip ‘Audi’, ndërsa tregohej këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.

“Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohej të thoshte ndër të tjera pedagogu në video. /a.y/noa.al/

Skandali, pedagogu i kërkon seks studentes në këmbim të marrjes së provimeve

Pas denoncimit se i kërkoi favore seksuale studentes, shoqërohet në polici pedagogu Denis Himçi

Skandali me studenten, gjykata jep vendimin për pedagogun e Elbasanit

U arrestua pas skandalit seksual me studenten, shtrohet me urgjencë në spital pedagogu i Elbasanit

U filmua duke i kërkuar seks studentes në këmbim të notës, arrestohet pedagogu në Elbasan