Prishtina ka filluar të ndjejë atmosferën e fundvitit, ndriçohet nga dritat festive
Transmetuar më 03-12-2019, 21:05

Festat e fundvitit po “trokasin”.

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka nisur të zbukurohet nga dritat që përcjellin atmosferë pozitive.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka postuar disa fotografi të shesheve të Prishtinës të ndriçuara për festat e fundvitit.

Përmes një postiminë Facebook, Ahmeti shkruar se megjithatë këtë vit festat nuk janë të njëjta, ku me sa duket ka aluduar tragjedinë e 26 nëntorit në Shqipëri, ku nga tërmeti 6.4,i shkallës Rihter humbën jetën 51 persona, ndërsa u lënduan qindra të tjerë.

“Sivjet festat e fundvitit nuk janë të njejta! Megjithatë fëmijët meritojnë të gëzohen kudo që janë”, ka shkruajtur Ahmeti krahas fotove./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...