Pa shtëpi, një javë pas tërmetit tragjik!
Transmetuar më 04-12-2019, 19:07

Janë fëmijë, brenda kampeve  të ngritura pas tërmetit.

Edhe pse në kushte të vështira, ata duan të lënë pas një ndër momentet më të vështira për vendin dhe të nisin jetën normale.

Edhe pse sot duhet të ishin në shkollë, fëmijët në të tilla kushte kanë nisur të mësojnë edhe brenda çadrave.

Një javë pas pasojave të rënda për vendin tonë, ku humbën jetën 51 persona, pavarësisht dëmeve të mëdha që la pas tërmeti, kjo vajza jep sadopak optimizëm: jeta ka filluar në normalizohet. /NOA.al

Loading...
Loading...