“I harruar dhe i sëmurë”, Mjeshtri Gëzim Kruja mbush 80 vjeç. Emocione dhe lotë gjatë suprizës nga Zef Deda
Transmetuar më 08-12-2019, 20:25

Mjeshtri i humorit shkodran por edhe atij shqipëtar, Gëzim Kruja, së fundmi mbushi 80 vjeç.

Gazetari shkodran Senad Nikshiqi, dhe humoristi i njohur Zef Deda, vendosoën së bashku të shkojnë ti bëjnë vizitë surprizë Gëzimit.

Në videon e mëposhtme shihet se Gëzimi duket I habitur kur sheh në derën e shtëpisë aktorin Zef Deda.

“Po ku je o Gzim Kruja….Ja ky është aktori I madh. Dëgjo, mos harro se ne kolegët e tu, të duam dhe të respektojmë”, i thotë Zef Deda.

Në këtë 80 vjetor, “Mjeshtëri i Madh”, Gëzim Kruja po kalon momente të vështira shëndetësore dhe e ka të pamundur të flasë.

“Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë. Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe njabdy të tjerë bashkë me televizionin”, shprehet me humor Zef Deda duke nxjerrë shaminë e duke fshirë lotët.

Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939 dhe njihet nga e gjithë Shqipëria për humorin dhe batutat e tij.

Ai gjithashtu numëron vlerësime të larta.

Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 u vlerësua me titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 me titullin “Mjeshtër i Madh”./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...