Në përditësim
Një person është vrarë me armë zjarri në qytetin e Kavajës.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e Shtetit.
Mësohet se në drejtim të një të riu është hapur zjarr me pasojë vdekjen e tij.
Raportohet se i ndjeri është një djalë i ri rreth 25 vjeç, Marius Ismaili.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar perimetrin e vendit të krimit.
Dyshimet e para janë për një konflikt mes dy personash, pas konsumi pijesh alkoolike, konflikt që u mbyll me vdekjen fatale të njërit prej tyre.
Paraprakisht raportohet se i dyshuari i vrasjes është shoqëruar në komisariatin e policisë së Kavajës. Ai është Xhevdet Laçini, 60 vjeç, banor i Kavajës. I dyshuari është pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja.
Mësohet se Laçini e kishte me leje armën e zjarrit, një çifte.